Instruktorja Arberesha Maloku në Reload, tregoi për praktikimin e jogas

Instruktorja e jogës në Prishtinë, Arberesha Maloku, në emisionin "Realod" në RTV Dukagjini, ka thënë se përmes jogës, mund ta menxhojmë më së miri stresin. Ajo gjithashtu ka treguar se përveç ambienteve të mbyllura, joga ka filluar të bëhen edhe në natyrë, pra në ambientet e hapura

Arberesha Maloku, instruktore e Yogave

Instruktorja e jogës në Prishtinë, Arberesha Maloku, në emisionin “Realod” në RTV Dukagjini ka treguar se çfarë na ndihmon joga.

Maloku ka thënë se nuk duhet që tërë ditën t’ia kushtojmë jogës, pasi ajo se çfarë duhet është që në momentin që ne bëjmë joga, duhet të jemi më shumë përfshirës.

Nëse njerëzit nuk munden fizikisht që të bëjnë joga, ata munden të veprojnë vetëm përmes frymëmarrjes dhe të jenë të fokusuar.

Ajo ka theksuar se përmes jogës, mund ta menxhojmë më së miri stresin.  Sipas saj, joga gjithashtu është një aktivitet fizik për dy gjinitë, ku ndihmon të largohet stresi nga shumë aktivitete të ndryshme.

“Joga nuk ka një vend të veçantë që gjithsesi duhet që të bësh, ajo se çfarë të duhet është vetëm fokusi dhe të meditojmë”, ka thënë Maloku.

Kontakti me natyrën është diçka shumë e mirë që ndihmon për joga. Specialistja Maloku ka treguar se përveç ambienteve të mbyllura, yoga ka filluar të bëhen edhe në natyrë, pra në ambientet e hapura.

Ajo ka treguar se mban edhe joga për një staf të tërë pune, ku sipas saj, ky aktivitet mbahet në natyrë dhe këto trajnime zgjatin 45 minuta, qoftë gjatë orarit të punës qoftë jashtë orarit.

E pyetur se si mund të bëjmë një meditim të gjatë, ajo ka treguar se mund të bëni një meditim të frymëmarrjes, ku ajo çfarë duhet bërë është vetëm fokusi dhe të ndjeheni lirshëm, dhe të vazhdohet kontrolla e frymëmarrjes.

Çfarë është joga?

Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura “Asana të jogës”…

Këto Asana nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikumit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë, e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut.

Gjatë asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallërohet. Asanat ndikojnë mirë në të gjitha sistemet e trupit. Përkuljet dhe përdredhjet që kryhen gjatë asanave, ushtrojnë presion mbi gjëndrat endokrine, duke i ndihmuar të funksionojnë në një mënyrë më të balancuar. Për rrjedhim, përmirësohet funksionimi i gjithë organizmit.

Asanat ndikojnë në sekrecionet e gjëndrave, të cilat kontrollojnë emocionet tona. Balancimi i këtyre sekrecioneve sjell një qetësim të mendjes. Pozicionet e jogës përmirësojnë tretjen, stimulojnë qarkullimin e gjakut, masazhojnë organet e brendshme, relaksojnë dhe tonifikojnë muskujt, por edhe sistemin nervor.

Është e mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një pjesë e rëndësishme e jogës është ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika