Integrimi evropian në fokus të samitit Bërdo-Brioni

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, nikoqir i samitit Bërdo-Brioni këtë vit.

Të hënën në Shkup mbahet samiti i radhës i Bërdo-Brionit, gjatë të cilit, sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shtetet pjesëmarrëse “do të riafirmojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Në këtë takim, sipas kabinetit të presidentit maqedonas, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; i Shqipërisë, Bajram Begaj; i Serbisë, Aleksandar Vuçiq; e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; i Kroacisë Zoran Millanoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni në Shkup janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllim i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

Presidenti Pendarovski, të dielën, ka organizuar një darkë për presidentët e shteteve pjesëmarrëse, me përjashtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pjesëmarrjen e ka paralajmëruar për të hënën, ditën e mbajtjes së samitit.

Udhëheqësit e shteteve të procesit Bërdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit.

Në samitin e vitit të kaluar që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, pjesë e konkluzioneve të miratuara ishte thirrja drejtuar Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024, ndërsa Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar. /REL

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika