“Integrimi në BE”, Von Cramon ka përshëndetur nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shprehur gëzim për nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektroseverit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka pershëndetur marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit.

Ajo ka thënë se ky hap është në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull.

“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot KEDS-i dhe Elektroseveri kanë nënshkruar kontratën komerciale.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika