Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende të punës me orar të plotë, është thënë në një raport të bankës Goldman Sachs.

Sipas gjetjeve në raport, avancimi teknologjik mund të zëvendësojë një çerek të detyrave të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapësirë të re për produktivitet.

Në raport është thënë, po ashtu, se një zëvendësim i tillë mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave për 7 për qind.

Aty përmendet që aftësia e inteligjencës artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut, është “avancim i madh”.

Carl Benedikt Frey nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se, “nuk ekziston një mënyrë për të ditur se sa punë do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale”, raporton REL.

“Shembull, ajo çfarë bën ChatGPT është që u lejon më shumë njerëzve, me pak aftësi për shkrim, që të krijojnë ese dhe artikuj”.

“Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, çka mund të ndikojë në ulje të pagave, përveç nëse ka rritje të madhe të kërkesës për një punë të tillë”.

Në raportin e Goldman Sachs përmendet se ndikimi i inteligjencës artificiale do të dallojë varësisht prej sektorit – 46 për qind të punëve administrative dhe 44 për qind të punëve në profesionet e lidhura me ligjin, do të mund të automatizohen, mirëpo në sektorin e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes, një zëvendësim i tillë mund të prekë 6, respektivisht 4 për qind të vendeve të punës.

Sipas raportit, 60 për qind e njerëzve sot kanë pozita të punës që nuk kanë ekzistuar më 1940.

Mirëpo në disa hulumtime të tjera është thënë se ndryshimet teknologjike prej viteve 1980, kanë ndikuar në largim të njerëzve nga puna, më shpejt sesa që janë krijuar mundësi të reja punësimi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika