Inteligjenca britanike: Ukraina me raketat S-200 rrëzoi një aeroplan bombardues rus

Inteligjenca e ushtrisë britanike sipas analizave të bëra ka konstatuar se Ukraina me raketat S-200 ka rrëzuar një aeroplan bombardues rus të tipit Tu-22M3

Sipas analizave të Inteligjencës së ushtrisë britanike për raportimet për rrëzimin e aeroplanit strategjik bombardues rus Tu-22M3, më 19 prillit është e vërtetë që janë përdorur raketat S-200 për rrëzim.

Rrëzimi i bombarduesit rus Tu-22M3 konsiderohet si një sukses tjetër i ukrainasve në luftën kundër ushtrisë ruse.

“Me gjasë është sistemi i njëjtë raketor që u përdor për të rrëzuar aeroplanin tjetër rus A-50 MINSTAY, gjatë 23 shkurtit”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.

Kjo është hera e parë që një aeroplan strategjik bombardues rus rrëzohet nga sistemet ukrainase të mbrojtjes kundërajrore thuhet ndër të tjera në raportin e inteligjencës ushtarake të Britanisë së Madhe.

Sipas raportit “Rusia ka humbur të paktën 100 aeroplanë luftarak deri në ditën e sotme”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika