Inter Miami konfirmon interesimin për Lionel Messin

Skuadra amerikane, Inter Miami, ka konfirmuar interesimin për lojtarin Lionel Messi dhe Sergio Busquets, të cilët synon t’i huazojë këtë verë

Lionel Messi

Skuadra amerikane, Inter Miami, ka konfirmuar interesimin për lojtarin e epokës, Lionel Messi, kështu kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ndërsa, u bë e ditur se konfirmimi është bërë nga menaxheri i Inter Miamit, Phil Neville, i cili ka shprehur interesimin për të nënshkruar me Lionel Messin dhe Sergio Busquets këtë verë.

Messit në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin, dhe së fundi ai e ka refuzuar renovimin e kontratës me ekipin francez, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në verë.

35-vjeçari po shkëlqen te Parisi këtë sezon, ku deri tani ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2019, kur iu bashkua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Në anën tjetër, Busquets është në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij me Barcelonën, por ende nuk e ka konfirmuar nëse ai do të nënshkruajë një zgjatje apo jo.

“Nuk do ta mohoj dhe të them se nuk ka të vërtetë në spekulimet se ne jemi të interesuar për Lionel Messin dhe Sergio Busquets”, ka thënë Phil Neville për The Times.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika