Interesim i madh për natën e dytë të Festivalit “Sunny Hill”, krijohen kolona kilometrike për në Bërnicë

Kolonë e gjatë e automjeteve është krijuar në rrugën që çon drejt festivalit Sunny Hill në Bërnicë të Prishtinës.

Pamjet nga kolonat e krijuara lënë për të kuptuar se pritjet për të mbërritur në zonën e festivalit do të zgjasin me orë, për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve, njofton Dukagjini.

Sunny Hill konsiderohet një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, duke mbledhur çdo vit mijëra adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, në natën e parë të festivalit, në skenën kryesore u ngjit ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, e cila dhuroi një performancë spektakolare për publikun e pranishëm.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika