Interesim i ulët i qytetarëve, në një nga qendrat e votimit në Leposaviq votojnë vetëm katër qytetarë

Procesi zgjedhor në veri të vendit deri në orët e pasdites ka shkuar pa asnjë incident, mirëpo është shënuar pjesëmarrje e ulët në votim

Kanë mbetur më pak se një orë e gjysmë deri në përfundimin e procesit të votimit në katër komunat në veri të vendit, dhe deri më tani në një nga qendrat e votimit në Leposaviq kanë votuar vetëm tre persona, derisa një tjetër qytetar është parë gjatë transmetimit direkt duke hyrë në qendër për të ushtruar të drejtën e votës dhe duke u bërë qytetari i katërt.

Në një transmetim direkt, gazetarja Kaltrina Zymberi ka thënë se në këtë qendër të  votimit të drejtë vote kanë mbi katër mijë qytetarë.

“Janë tre qytetarë serbë që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës”.

Menaxheri i kësaj pike, Enver Aliu, ka thënë për RTV Dukagjini se interesimi i qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës ka qenë i ulët.

Megjithatë, sipas tij, procesi nuk është penguar dhe nuk ka pasur incidente.

“Është votuesi i 4 në këtë qendër, po presim me kohë. Interesim të votuesve ka pasur pak. Në rregull ka shku si proces, qetë. Që 10 vjet i monitoroj zgjedhjet. Këto janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk ka ndodhur të ketë pasur kaq pak votues”, shtoi ai.

Gazetarja Zymberi ka theksuar se në Jarinjë nuk kishte votuar asnjë qytetar, derisa në Kushtovë nga 63 qytetarë që kanë të drejtë vote, në atë qendër votimi kanë votuar vetëm 23 qytetarë nga komuniteti shqiptar.

Pikat janë vizituar edhe nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë.

Ndërkaq, sipas saj, vazhdimisht ka pasur patrulla të shtuara të policisë, forca të shtuara të KFOR-it dhe të EULEX-it, karabinierë italianë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika