Interesimi për mamografinë në QKUK, afro 200 gra në pritje për kontroll

Gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, numri i grave të cilat presin për t’u testuar është rritur. E megjithatë, këtë herë pritja është shumë më e shkurtër sesa në vitet paraprake

Gjatë muajit tetor, interesimi për të kryer testin e mamografisë në Klinikën e Radiologjisë në QKUK është rritur. E, rrjedhimisht është zgjatur edhe lista e pritjes.

Një nga shumë gratë që ka kryer këtë kontroll, i cili shërben për të diagnostikuar prezencën eventuale të kancerit të gjirit, e ka kryer edhe Vahide Rama.

59-vjeçarja thotë se nuk ka pritur gjatë për t’iu nënshtruar mamografisë.

“Kam aplikuar para tre ditëve. Jam shumë e kënaqur sepse edhe stafi është i mirë dhe ka njëfarë rendi”, ka thënë Vahide Ramaj, 59-vjeçare.

Drejtoresha e kësaj Klinike, Shkëndije Nuza i ka treguar televizionit se në muajin shtator, pritja ishte më e shkurtër sesa tani.

“Pavarësisht se kemi duplifikuar shërbimet e pacientëve që do bëjnë mamografi, kërkesat janë rritur dhe kërkesat për ekzaminime veçse po rriten”, ka thënë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza.

“Janë dhjetë ditët e fundit të tetorit, kërkesat janë shumë të larta, terminet janë deri më 2-3 nëntor por nëse pacientja vjen e dyshimtë, kryhet brenda ditës”.

Në të kaluarën pritjet ishin shumë më të gjata, shkaku i mungesës së aparaturave nëpër komuna.

Aktualisht, në listë të pritjes janë afro 200 gra.

Klinika e Radiologjisë përfundon rreth 4000 mijë mamografi në vit.

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika