Interi fiton edhe Kupën e Italisë

Inter ka fituar Kupën e Italisë pasi mposhti Lazion me rezultat 2–0 në finalen e zhvilluar në Romë.

Golin e parë e realizoi mbrojtësi malazez Adam Marusic, i cili shënoi autogol në minutën e 14-të, duke i dhënë epërsinë Interit.

Ndërsa në minutën e 35-të, Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin dhe vulosi fitoren për “Nerazzurrët”.

Ky është trofeu i 10-të i Kupës së Italisë për Interin.

Klubi i Milanos kishte triumfuar për herë të fundit në këtë garë në edicionin 2022/23.

Me këtë fitore, Inter kompleton “dopietën” në futbollin italian këtë sezon, duke shtuar edhe Coppa Italia-n në koleksionin e trofeve të tyre.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika