Pas dy disfatesh radhazi ndaj Milanit dhe Atletico Madridit, Interi rikthehet te fitorja.

Në xhiron e 13-të të Serie A, zikaltërit fituan 2:0 në udhëtim te Pisa.

Hero i ndeshjes ishte kapiteni argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënoi të dy golat.

Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Interi arrin 27 pikë dhe mbetet një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në Itali. Pisa, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 18-të me vetëm 10 pikë.