Interpol për Radoiçiqin: Nuk lëshojmë urdhërarreste, i shpallim personat në kërkim

Organizata ndërkombëtare policore Interpol nuk lëshon urdhërarreste, por ofron “njoftime të kuqe”

Milan Radojçiq

Organizata ndërkombëtare policore Interpol ka thënë se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”.

“Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Derisa rreth rastit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, thanë se nuk i komentojnë rastet individuale.

Në ueb-faqen e Interpolit, thuhet se një “Njoftim i Kuq” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.

“Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli.

Më tej sqaron se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person.

“INTERPOL-i lëshon urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës”

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika