“Intervista pa leje”, Specialja i jep paralajmërimin e fundit Haradinajt

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka paralajmëruar për herë të fundit Nasim Haradinajn për "intervistat në medie pa leje", duke e njoftuar se shkelja e kushteve të dënimit mund të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në paraburgim

Nasim Haradinaj para gjykatës në Hagë.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka njoftuar se Nasim Haradinaj duhet të respektojë kushtet e vendimit të dënimit të tij, duke e paralajmëruar se “intervistat e tij në medie pa leje paraqesin shkelje të rëndë”.

Trendafilova ka bërë të ditur se ka dhënë një paralajmërim të fundit për Haradinajn, duke shtuar se çdo shkelje e ardhshme do të sjellë kthimin e tij në paraburgim të menjëhershëm.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatën për medie.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim për shkelje të fshehtësisë së procedurës në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ishte liruar me kusht në dhjetor të vitit 2023.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika