Intervistë me komandantin e KFOR-it: Pa dialog nuk ka stabilitet në Kosovë dhe rajon
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka dhënë një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini. Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet e plotë në portalin Dukagjini, ka theksuar se megjithëse situata e sigurisë në Kosovë është në përgjithësi e qetë, ajo mbetet ende e brishtë për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike. […]
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka dhënë një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.
Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet e plotë në portalin Dukagjini, ka theksuar se megjithëse situata e sigurisë në Kosovë është në përgjithësi e qetë, ajo mbetet ende e brishtë për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike.
Barduani ritheksoi përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, ndërsa vuri në pah rëndësinë e dialogut politik të lehtësuar nga BE-ja si rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme.
Intervista e plotë:
Istrefi: Prej më shumë se 25 vitesh, KFOR-i po ofron siguri për qytetarët e Kosovës. Që nga tetori i vitit të kaluar, ju jeni në krye të misionit. Si e keni parë ndryshimin e situatës në Kosovë ndër vite?
Barduani: Pikë së pari faleminderit shumë për këtë mundësi dhe më lejoni të nënvizojë se NATO-ja ka qenë në Kosovë e angazhuar që nga përfundimi i luftës 1999. Gjatë këtyre viteve misioni ynë e ka pas një rol kryesor në ndërtimin dhe mbajtjen e sigurisë, stabilitetit në Kosovë duke çuar drejt paqes, prosperitetit dhe zhvillimit socio-ekonomik. Situatat e sigurisë në terren është përmirësuar dukshëm për këto 26 vite të cilat kanë çuar që NATO-ja si rol të rifformësohet tërësisht prej 50 mijë ushtarëve që janë zbarkuar në 1999 në një forcë më të vogël por shumë më fleksibile me rreth 4.600 ushtarë sot. Ky proces është përzgjedhur nga një transfer gradual i përgjegjësive të sigurisë dhe organizatave të sigurisë në Kosovë të cilat NATO vazhdon t’i mbështesë përmes KFOR-it dhe gjithashtu dhe përmes zyrës së NATO-s për këshillim dhe ndërlidhje. Pavarësisht këtyre përmirësimeve të mëdha situata e sigurisë në terren mbetet e ndjeshme kryesisht për shkak të çështjeve politike të pazgjedhura. Në vitin 2023 tensionet kanë eskaluar dhe kanë cuar që KFOR-I të rritet me një prani prej 1 mijë trupave. Kjo ka qenë një përforcim më i madh që i ka ndodhur KFOR-it në këtë dekadën e fundit. Ky është një përkujtim i qartë që paqja nuk duhet të merret si ë mirëqenë por puna e madhe, dialogu dhe kompromiset politike janë jetësore për të arritur një zgjidhje afatgjate.
Istrefi: Kosova dhe Serbia kanë ende çështje të pazgjidhura dhe situata e sigurisë mbetet e brishtë. Disa javë më parë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, vizitoi Kosovën. Gjatë vizitës së saj në veri, ajo deklaroi se dëshironte ta shihte vetë situatën. Si e vlerësoni situatën aktuale të sigurisë?
Barduani: Të them që sot situata në Kosovë gjersa është e qetë në përgjithësi mbetet e brishtë, që do të thotë është e ndjeshme në ndonjë shpërthim të menjëhershëm të dhunës dhe jostabilitetit. Më duhet të them se unë këtë vlerësime kam ndarë edhe me zinxhirin komandues të NATO-s por gjithashtu edhe me udhëheqësin e BE-s sepse e kemi pas zonjën Kallas që e ka vizituar Kosovën kohët e fundit. E them gjtihashtu edhe njëherë se dhuna e cila ka ndodhur në Zveçan në vitin 2023 kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe sulmet që kanë ndodhur edhe në kanalin e Ibër Lepenc 2024 e dëshmojnë këtë ndjeshmërinë e situatës së sigurisë në një kontest të tillë KFOR-I ka marrë disa masa parandaluese që kanë pasur për qëllim të nxisin bashkëpunim e dialog në shumë rryma të ndryshme duke përfshirë edhe patrullimin edhe angazhimin e vazhdueshëm me të gjitha komuniteteve lokale. KFOR-I mbetet vigjilentë dhe mbanë një prani të dukshme dhe fleksibile nëpër krejt Kosovën, duke përfshirë edhe zbatimin e forcave rezervë të NATO-s për të vazhduar në mënyrë efektive të ekzekutojë detyrat e saj në pajtueshmërinë me mandatin tonë afatgjatë të OKB-së dhe për të parandaluar çfarëdo sfide që mund të ketë ndikim në sigurinë lokale ose edhe në stabilitetin rajonal. Në këtë drejtim mund të iu sigurojë që misioni ynë mbetet me resurse të mira dhe me një prezencë të mirë për të zbatuar mandatin tonë. megjithatë stabiliteti në rajon kryesisht n’varet nga të gjithë anët të cilat përzgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin e jo dhunë. përmes KFOR-it NATO-ja ofron një kontribut të rëndësishëm ushtarak, por rruga drejtë paqes afatgjate është kryesisht politike. Për këtë NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE që është korniza e vetme pr të zgjidhur çështjet që kanë mbetur në lidhje me të drejtat e të gjitha komuniteteve që kanë mbetur në Kosovë. Ne jemi në kontakt në ngushtë edhe me lidershipin e ri të BE-së e në veçanti me përfaqësuesin e veçantë për dialogun Beograd-Prishtinë, zotëriun Peter Sonrensen, sepse siç e thash NATO-ja e konsideron që është kyçe që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen në këtë proces me vetëbesim.
Istrefi: Nganjëherë shfaqen shqetësime lidhur me një ulje të mundshme të pranisë së trupave amerikane në Evropë. A mund të nënkuptojë kjo edhe një ulje të numrit të trupave amerikane në Kosovë?
Barduani: Nënvizojë që zyrtarët amerikan kanë përsëritur përkushtimin e tyre për aleancën duke përfshirë edhe pranië amerikane në Everopë ta them që ajo pjesa e parandalimti dhe mbrojtjes së NATO-s duhet të mbetëeët këtu fuqishëm. NATO-ja në mënryë të vbazhdueshme u përshtatet ndryshimit të mjedisit dhe kjo është ajo pjesa që ne duhet të themi se jemi të gatshëm. Sa i përket Ksoovës dhe Balkanti Perëndimor më duhet të them se NATO si përkushtim kolektiv për stabilitet nëpër gjithë rajonin është shuëm e vendosur. Dhe vizita e Këshillit Atlantik teë NATO-s dhe skretarit të përgjithshëm të NATO-s në KFOR në mars është një dëshmi e prekshme për këtë përkushtim. Dhe misioni tani i ka 33 trupa të vendeve kontribuese duke përfshirë edhe aleatët dhe parnetërt e NATO-s e pranojnë rëndësinë e përkushtimit tonë të rritur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. Në këtë përpjekje kolektive SHBA-ja luan një rol thelbësor brenda KFOR-it këtë e bënë përmes kontributit të tij afatgjatë i cili edhe jam plotësisht i sigurtë që do të vazhdojë sic ka qenë deri më tani.
Istrefi: Para pak ditëve u bënë dy vjet nga protestat e dhunshme të serbëve lokal në veri, veçanërisht në Zveçan, ku u plagosën një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it. Ende nuk është e qartë nëse rasti është duke u hetuar nga Serbia. Si e vlerësoni qëndrimin e Serbisë për këtë çështje? A u keni bërë thirrje institucioneve serbe që të marrin përgjegjësi për dhunën kundër trupave të KFOR-it?
Barduani: Më së pari më lejoni të them se çfarë ka ndodhur. Dhuna që ka ndodhur në Zvecan e në Banjskë ishte e papranueshme. me 29 maj 2023 kemi qenë dëshmitarë të një numri më të madh të viktimave të personelit të KFOR-it që kanë ndodhur në një ditë për një dekadë, ose përmbi një dekadë. NATO-ja përfshirë edhe sekretarin aktual të NATO-s zotërin Rutted he ish-Sekretarin Stoltenberg, ata vazhdimisht e kanë thënë dhe e kanë bërë thirrjen për të siguruar që ata të cilët janë të përgjegjshëm të sillen para drejtësisë. Më lënrni të them se neve na vjen keq që nuk kemi pa shumë përparim në këtë drejtim si NATO. Dhe pas kësaj ngjarjeje NATO-s si një përgjigje, reagim ka bërë një zbarkim të 1 mijë trupave shtesë dhe pajisjeve të rënda duke i mundësuar KFOR-it që të rrit praninë e tij në pjesën veriore të Kosovës edhe tek linja administrative kufitare,. Ka qenë një prej përforcimeve më të mëdha të KFOR-it në këtë dekadën e fundit duke siguruar që KFOR ka të gjitha resurset e nevojshme për të vazhduar të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë efektive mandatin afatgjatë të OKB-s.
Istrefi: Në vitin 2023, u raportua për një sulm terrorist në Banjskë, Zveçan, gjatë të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. A ka KFOR-i ndonjë informacion për të vërtetën rreth incidentit? Si arriti grupi i udhëhequr nga Millan Radoiçiç të hynte në Kosovë? A ka KFOR-i ndonjë informacion se çka po tentonte të bënte grupi i Millan Radoiçiçit? A ishte qëllimi i tyre aneksimi i veriut? Si e vlerësoni operacionin e Njësive Speciale të Kosovës për ta neutralizuar këtë sulm terrorist?
Barduani: Më duhet ta them se unë mundem ë përsëris atë që e kam thënë më herët e çfarë ka ndodhur në Zveçan e në Banjskë ka qenë e papranueshme dhe është e rëndësishme që ata që janë të përgjegjshëm të mbahen të përgjegjshëm dhe të sillen para drejtësisë. me thënë këtë unë nuk do të komentojë ndonjë hetim që është përtej mandatit të KFOR-it dhe hetimin e ngjarjeve të cilat janë akoma duke vazhduar bie në përgjegjësinë e autoriteteve për zbatimin ligjit që d.m.th. është Policia e Kosovës.
Istrefi: Përveç sulmit në Banjskë, një tjetër shpërthim ndodhi në nëntor 2024, në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë, Zubin Potok. A posedoni ndonjë informacion lidhur me sulmin? Disa raporte treguan se FBI-ja mund të ketë qenë e përfshirë në hetime.
Barduani: Më kujtohet mirë sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit për shkak se ka ndodhur vetëm disa javë pasi unë fillova mandatin tim si komandant i KFOR-it. Përveç kësaj KFOR-i ka ofruar edhe mbështetje logjistike për asgjësimin e mjeteve shpërthyese …për institucionet e Kosovës. Por nuk ka pas nevojë se policia e Kosovës ka demonstruar se ka ditur ta menaxhojë siç duhet ngjarjet pas kësaj. E thash edhe më herët hetimet janë duke vazhduar dhe e thash më herët se sa i përket Zveçanit dhe ngjarjeve në Banjskë është e rëndësishme që faktet të grumbullohen dhe ata të cilët janë përgjegjës të mbahen të përgjegjshëm dhe të sillen para drejtësisë në këtë drejtim nuk kam lirinë unë të spekulojë për asnjë ngjarje e cila i përket autoriteteve për zbatimin ligjit dhe ende nuk është qartësuar. E thash dhe më herët se hetimet janë duke vazhduar dhe duhet t’i lëmë autoritet të bëjnë punën e vet.
Istrefi: Qeveria e Kosovës ka kryer disa operacione për mbylljen e objekteve të parregullta të drejtuara nga Serbia që operojnë në Republikën e Kosovës. Këto veprime janë kritikuar, gjoja se nuk janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Si do ta përshkruanit bashkëpunimin tuaj me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës? A ka pasur ndonjë sfidë apo mosmarrëveshje?
Barduani: Ta them që bashkëpunimi i mirë i KFOR dhe organizatave të sigurisë së Kosovës është i rëndësisë së madhe dhe ne kemi një interes të ndarë dhe një përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Natyrisht këtë e bëjmë në kuadër të mandatit dhe roleve tona përkatëse. Bashkërenditja në atë kohë ka qenë pak sfiduese por në përgjithësi ne kemi pas mundësi me i mbajt raportet e mira edhe me organizatat e sigurisë së Kosovës e ne veçanti ne kemi bashkërenditje të afërt me Policinë e Kosovës në mandatet tona përkatëse si reaguese të sigurisë. KFOR- ndër vepron në mënyrë të rregullt me Policinë e Kosovës përmes aktiviteteve të bashëkrendtuitrua duke përfshirë edhe patrullimet ose edhe ushtrimet ose stërvitjet trajnuese. Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, është ai bashkëbiseduesi I NATO-s është ekipi I NATO-s për ndërlidhje këshillim. është i ndarë por është një etnitet i cili është në forcim të NATO-s dhe është këtu që nga 2016 dhe NATL është një etnitet që mbështet zhvillimin FSK-së në kuadër të mandatit të tij origjinal përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe bashkërenditjes së trajnimeve. Përveç kësaj unë si komandant i KFOR-it unë jam në kontakt me lidershipin e FKS-së. Sipas kërkesës sime p.sh. me 10 qershor pas disa viteve, FSK ka marrë pjesë në ushtrimin fushor të përbashkët “shpata e argjendët 2025” në pajtueshmërinë me mandatin e tyre origjinal përmes trajnimit për menaxhimin e sigurt dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme. Dhe mundem me iu thënë se kanë kryer një punë të shkëlqyeshme.
Istrefi: A e mban ende KFOR-i qëndrimin se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nukmund të hyjë në veri të Kosovës pa koordinim paraprak?
Barduani: Sipas përkushtimeve ekzistuese Forca e SIgurisë së Kosovës ka nevojë për një pëlqim të komandantit të KFOR-it për me zbarku adhe për për të ndërmarrë ndonjë mission në veri të Kosovës. Ky përkushtim mbetetet I rëndësishëm ëpr NATO-n dhe është në të mirën e një mjedisit të qetë dhe të sigurtë. Dhe më dueht ta them dhe nëjhere që unë e mirëpres atë pjesën e vazhdueshme të lidhjes që përkushtohet edhe institucionet e Ksovës dhe FSK në ktë pëlqim.
Istrefi: Serbia vazhdon të ketë pretendime lidhur me territorin e Kosovës. Kohët efundit, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se 70 për qind e ushtrisë së Serbisë është stacionuar pranë kufijve të Kosovës. A përbën kjo kërcënim për sigurinë e Kosovës?
Barduani: Të qartësojë se në pajtueshmërinë tekniko-ushtarake dhe procedurat aktualisht që janë në fuqi me NATO, Forcat e Armatosura të Serbisë duhet ta mbajnë në mënyrë të rregullt të informuar KFOR0in për aktivitetet e tyre nëse iu ofrohen linjës administrative kufitare. Si komandant i KFOR-it mund të konfirmoj se prej fillimit të mandatit tim unë nuk kam parë ndonjë shkelje të procedurave të tilla, ose që na kanë njoftuar se ka ndonjë ndryshim të madh në vendosjen e tyre. Situata përgjatë linjës administrative kufitare është e qetë dhe tërësisht nën kontrollin KFOR-it. Gjatë këtyre viteve KFOR-i ka krijuar, lidhur bashkëpunim të mirë me Forcat e Armatosura të Serbisë dhe këto janë të dëshmuara me kontaktet e rregullta të KFOR-it me homologët tanë të Serbisë. Ne gjithashtu edhe në mënyrë të rregullt kemi edhe patrullime të sinkronizuara me Forcat e Armatosura të Serbisë në anët tona përkatëse të linjës administrative kufitare. unë personalisht kam kontakt të afërt, të ngushtë edhe me shefin e mbrojtjes së Serbisë me të cilin jam takuar tash e disa herë këtyre viteve të fundit në Beograd si dhe me institucione dhe organizatat e sigurisë në Kosovës siç kërkohet nga mandate im. Unë mendoj se komunikimi i rregullt dhe transparent dhe ndërveprimi ndihmojnë që të kemi një vetëdijesim të përbashkët të situatës dhe t’iu shmangemi keqkuptimeve dhe të kontribuojnë në stabilitetin rajonal që është në të mirë të të gjithëve.
Istrefi: Duke marrë parasysh veprimet e Serbisë në veri dhe pozicionin e saj aktual, cila është mënyra më e mirë për ta vazhduar dialogun mes të dy vendeve?
Barduani: E kam thënë që nga fillimi i mandatit tim, ditën e parë të mandatit tim. Zgjidhja është përfundimisht politike e jo ushtarake. Zgjidhja e çështjeve të mbetura përmes dialogut është e vetmja mënyrë për të arritur dhe për të pasur stabilitet në Kosovë dhe në krejt rajonin. Prandaj dhe ne si NATO vazhdojmë të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Dhe siç e thash që Beogradi dhe Prishtina tregojnë fleksibilitet dhe i bëjnë kompromiset e nevojshme për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese. Kjo është e vetmja mënyrë drejt një sigurie afatgjate në Kosovës dhe stabilitetit rajonal në të mirën e gjitha komuniteteve dhe jo vetëm në Kosovë. KFOR-i është i mirë përgatitur për të vazhduar të mbështesë këtë dialog në bashkërenditje të plotë me të gjithë hisedarët e komunitetit ndërkombëtar që është i pranishëm këtu dhe në Ballkanin Perëndimor.
Istrefi: Kosova ende nuk e ka formuar qeverinë. Çfarë mesazhi do të ndanit lidhur me këtë çështje? Si mund të ndikojë kjo në situatën në rajon dhe më gjerë?
Barduani: Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake. Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt. edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë.















