Intervistohen shtatë persona të dyshuar për përfshirje në organizim të skemave piramidale

Raporti 24-orësh zbulon se krahas një shume të hollash, në 7 lokacione të kontrolluara janë gjetur 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe jo vetëm

Policia e Kosovës

Janë intervistuar shtatë persona, nën dyshimin se të gjithë janë të përfshirë në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, të martën në Skenderaj.

Raporti 24-orësh i Kosovës bën të ditur se gjatë kontrollit të 7 lokacioneve, janë gjetur një shumë të hollash dhe një listë mjetesh.

“Gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokacione-lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpi të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (peshore). te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura dhe kupon të fizikës së basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin”, ka njoftuar PK.

Pas intervistimit, shtatë të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika