“Investim 1 milion euro”, inaugurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka theksuar se shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit shënon një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, duke ofruar mundësi të reja për shpëtim të jetëve dhe ulje të listës së pritjes për pacientët

Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, 14 qershor 2024.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Aliu, ka thënë se ky shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.

“Dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Ky shërbim na ofron mendësi që të shpëtojmë jetë. Reagimi adekuat dhe i shpejtë është i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Pa ndihmen dhe përkrahjen e juaj nuk do të ishim këtu. Besojmë që kjo punë dhe tërë përkushtimi yt për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur perfomancë rekorde të ndërhyrjeve.

Ai ka bërë të ditur se përshtatja e hapësirës është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë që kap shumën rreth 1 milion euro.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera dhe mbi 2500 vendosje të stendës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit, do të ndihmojë që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të fillojë sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSUK ka sigurua të gjitha materialet shpenzues mbështetje profesionale do të ofrohet nga SHSKUK-ja. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë dhe me kosto të ulët”, ka theksuar Kurti, transmeton EO.

Kurse, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij pothuajse e ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika