Ipeshkvi Dodë Gjergji: Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi të mos lejojnë konflikt të ri

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka thënë se të përfshirët në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu, por të angazhohen më seriozisht

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen, e mbi të gjitha duhet të përmbahen nga veprimet e pamatura që nuk çojnë drejt pajtimit, por drejt konfliktit.

Gjergji i bëri këto komente gjatë meshës solemne të Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Ai u ndal edhe te përfaqësuesit e BE-së, të cilët janë të përfshirë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë që nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu, por të angazhohen më seriozisht dhe të punojnë më me përkushtim, në mënyrë që të mos lejohet që një konflikt i ri në rajon, përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve.

“Fatkeqësisht ky realitet i hidhur ka marrë përmasa të frikshme edhe në ditët tona, edhe në vendin tonë, sepse kur paqja kërkohet nga frika dhe luftëra shuhet për shkak të domosdoshmërisë ose për gjërat e frikës, atëherë sigurisht që njerëzimi nuk mund ta gjejë paqen e vërtetë, pasi paqja e botës perceptohet si unitet i interesi, marrëveshja për të kënaqur të fortit ose armëpushimi në mes armiqve që të mund t’i shijojnë sadopak frytet e paqes”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, mungesa e luftës dhe paqja e detyrueshme nuk kanë krijuar kushte për pajtim, vetëm sa ka akumuluar urrejtjen, mosbesimin dhe mosdurimin ndaj njëri-tjetrit që të shpërthejë më vonë.

“Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj, sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen, e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk çojnë drejt pajtimit, por drejt konfliktit”, është shprehur Gjergji, raporton KP.

Para meshës, në këtë katedrale, është mbajtur koncerti i Krishtlindjes. Kurse, pasdite për këtë festë, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Gjergji organizoi edhe pritjen solemne.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika