IPK arreston katër policë në Mitrovicë të Jugut për manipulim me prova
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e IPK-së kanë zbuluar se më 13 shtator zyrtarët e dyshuar nuk kanë proceduar me rast penal lidhur me një incident të kategorizuar […]
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e IPK-së kanë zbuluar se më 13 shtator zyrtarët e dyshuar nuk kanë proceduar me rast penal lidhur me një incident të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Për më tepër, ata dyshohet se kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.















