IPK arreston një zyrtar policor në Pejë, dyshohet për ngacmim seksual
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë(e premte) një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Sipas njoftimit të IPK-së thuhet se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK si pjesë e procedurave administrative […]
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë(e premte) një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas thuhet se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Tutje në njoftim thuhet se IPK mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa “hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.















