Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se IPK-ja ka nisur grumbullimin e informacioneve lidhur me angazhimet policore gjatë menaxhimit të protestës së myslimanëve në Prizren, kundër DokuFestit.

“Duke iu referuar kërkesës suaj rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës për menaxhimin e protestës në Prizren, IPK ju konfirmon se sipas detyrës zyrtare ka filluar grumbullimin e informacioneve dhe videoinicizimeve lidhur me këtë rast”, ka thënë Beka për RTV Dukagjinin.

“Përveç këtyre veprimeve, IPK-ja ka kërkuar raporte zyrtare nga stacioni policor në Prizren lidhur me angazhimet policore gjatë menaxhimit të ptotestës”, ka shtuar ai.

Pas grumbullimit të informacionit, zëdhënësi i IPK-së ka thënë se do të veprohet në bazë të autorizimeve ligjore.

“Veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka përfunduar ai.