IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Leposaviq dhe Graçanicë

Pas arratisjes së të dyshuarit nga qendra e ndalimit, i cili akuzohet për "Dhunë në familje", IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Ilustrim

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme, një në Leposaviq dhe një rast në Graçanicë.

Informatat e para për rastin në Leposaviq, Inspektorati Policor i Kosovës i ka pranuar  mbrëmë, se një dyshuar i arrestuar për veprën penale “Dhunë në Familje” ishte arratisur nga qendra e ndalimit e Stacionit Policor në Leposaviq.

Në komunikatën për media, Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se bazuar në informacionet e para, i dyshuari, pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës së vendosjes në dhomën e ndalimit, ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar. IPK-ja në datën e njëjtë para mesnatës është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari i arratisur është lokalizuar dhe arrestuar dhe se ndaj tij kanë vazhduar procedurat e mëtutjeshme për veprën që dyshohet të ketë kryer”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

“Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor”.

Tutje, thuhet se nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor, gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari, ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika