IPK kërkon suspendimin e një rreshteri që shërbente në kufi në Leposaviq
Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka kërkuar të suspendohet për tri ditë një zyrtar policor me gradën rreshter nën dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas IPK-së, ai shërbente në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu. “Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i […]
Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka kërkuar të suspendohet për tri ditë një zyrtar policor me gradën rreshter nën dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas IPK-së, ai shërbente në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu.
“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Ky rast sipas IPK-së, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.















