IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë
Sipas një njoftimi për media Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar Policinë e Kosovës për suspendimin e dy zyrtareve policorë. “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim. Në njoftim thuhet se dy zyrtarët policorë (jashtë detyrës) […]
Sipas një njoftimi për media Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar Policinë e Kosovës për suspendimin e dy zyrtareve policorë.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se dy zyrtarët policorë (jashtë detyrës) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur të merkurën në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.
Më tej në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së ne koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti.
















