IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Aeroportin e Prishtinës

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor, i cili dyshohet se nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore pasi kishte pranuar 105 euro të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është pranuar nga IPK-ja më 14 shtator, pas referimit nga Policia e Kosovës, ndërsa lidhet me një zyrtar policor me detyrë në Stacionin Policor Kufitar në aeroport.

Sipas IPK-së, më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e 105 eurove. Nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është konstatuar se paratë ishin gjetur nga një udhëtare, shtetase e Kosovës me banim në Gjermani, e cila më pas ia kishte dorëzuar ato një zyrtari policor.

“Sipas informatave fillestare të siguruara gjatë hetimit, më 9 shtator 2026, një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e një shume parash ( 105 eurosh).

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se shuma e parave ishte gjetur nga një udhëtare, shtetase e Republikës së Kosovës me banim në Gjermani, e cila më pas ia kishte dorëzuar paratë një zyrtari policor.
Pas pranimit të rastit, IPK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave fillestare. Bazuar në shkresat e pranuar për këtë rast, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por ato nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar në pajtim me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla.
Sipas shkresave, zyrtari paratë më vonë i kishte vendosur në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në Aeroport.
Duke vlerësuar ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm dhe me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor.
Hetimet nga IPK po vazhdojnë në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe
“Shpërdorimi i pasurisë së huaj.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka njoftuar IPK-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika