IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Klinë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Klinë, të cilët dyshohen për mosraportim të veprimeve që mund të përbëjnë elemente të veprës penale. Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur më 19 shtator në Klinë, ku […]
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Klinë, të cilët dyshohen për mosraportim të veprimeve që mund të përbëjnë elemente të veprës penale.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur më 19 shtator në Klinë, ku tre zyrtarë policorë dyshohet se nuk kanë raportuar rrethana që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
“Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident në Klinë ku dyshohej se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.















