IQMT-ja ndalon shitjen e mbi 49 mijë paketimeve të hurmave për mospërputhje të peshës

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar shitjen e mbi 49 mijë paketimeve të hurmave, për shkak të mospërputhjes së peshës së deklaruar në parapaketim

Foto nga Ministria e Infrastrukturës, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, 2 prill 2024.

Ministria e Industrisë ka njoftuar këtë të martë se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndaluar shitjen e 49 mijë e 352 paketimeve të produktit hurma në Kosovë.

Inspektorati ka zbuluar se produktet hurma me peshë 550 gramë dhe 600 gramë nuk përputhen me peshën e deklaruar në parapaketim, duke shkelur kriteret e mesatares dhe përmbajtjen e deklaruar në etiketë.

Në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, inspektorët e tregut kanë konstatuar këto parregullsi dhe janë marrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin aktual.

“Si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, thuhet se po punon për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të siguruar një konkurrencë të drejtë në tregun e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika