Irani akuzon SHBA-në për “krim lufte” pas sulmit ndaj rezervuarëve të ujit

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një “krimi të paramenduar lufte” pas sulmeve ndaj dy rezervuarëve të ujit në zonën Bemani të qytetit Sirik, në jug të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se sulmi ka lënë rreth 20 mijë persona pa qasje në ujë të pijshëm.

Në një reagim në rrjetin social X, Baghaei akuzoi Uashingtonin se ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile.

“Kjo nuk është dëm anësor. Ky është një krim lufte i llogaritur dhe një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe e së drejtës humanitare ndërkombëtare,” deklaroi ai.

Sipas tij, SHBA-ja ka shënjestruar “burimin jetik të popullit iranian” dhe duhet të mbahet përgjegjëse për sulmet ndaj infrastrukturës që siguron jetesën e civilëve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika