Irani anulon të gjitha fluturimet

Kompania e Aeroporteve dhe Navigimit Ajror të Iranit ka njoftuar se të gjitha fluturimet në vend janë anuluar deri në një njoftim të radhës.

Zëdhënësi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit bëri të ditur mbrëmë se pjesa perëndimore e hapësirës ajrore të vendit është mbyllur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Irani kishte nisur të rikthente gradualisht një pjesë të fluturimeve të pasagjerëve nga fundi i prillit, pas marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe SHBA-së më 8 prill.

Vendi kishte mbyllur në masë të madhe hapësirën e tij ajrore pas sulmeve amerikane dhe izraelite të 28 shkurtit, kur nisi lufta.

Gjatë konfliktit, disa aeroporte iraniane, përfshirë aeroportin Mehrabad në Teheran, u sulmuan.

Të fundit nga rubrika