Irani bën porosinë e parë të importit duke përdorur kriptomonedhë
Irani ka bërë porosinë e tij të parë zyrtare të importit duke përdorur kriptomonedhë, raportoi të martën agjenciaTasnim. Ky veprim është parë sikurse një mundësi që Republika Islamike të anashkalojë sanksionet e SHBA-së që kanë dëmtuar ekonominë e vendit. Urdhri me vlerë prej 10 milionë dollarë, ishte një hap i parë drejt lejimit të vendit […]
Irani ka bërë porosinë e tij të parë zyrtare të importit duke përdorur kriptomonedhë, raportoi të martën agjenciaTasnim. Ky veprim është parë sikurse një mundësi që Republika Islamike të anashkalojë sanksionet e SHBA-së që kanë dëmtuar ekonominë e vendit.
Urdhri me vlerë prej 10 milionë dollarë, ishte një hap i parë drejt lejimit të vendit për të tregtuar përmes aseteve dixhitale të cilat anashkalojnë sistemin financiar global të dominuar nga dollari.
Mirëpo, agjencia në fjalë nuk ka specifikuar se cila kriptomonedhë është përdorur në transaksion.
“Deri në fund të shtatorit, përdorimi i kriptomonedhave dhe kontratave inteligjente do të përdoret gjerësisht në tregtinë e jashtme me vendet e synuara”, tha në Twitter një zyrtar nga Ministria e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një embargo thuajse totale ndaj ekonomisë së Iranit, duke i ndaluar këtij të fundit të gjitha importet, përfshirë ato nga sektorët e naftës, bankave dhe transportit të vendit.
Vitin e kaluar, një studim zbuloi se 4.5% e të gjithë minierave të bitcoin po ndodhte në Iran, pjesërisht si rezultat i energjisë elektrike të lirë të vendit.
Kriptovalutat si bitcoin janë shumë të paqëndrueshme, duke i bërë ato jopraktike për pagesa në shkallë të gjerë.
Të hënën, Bashkimi Evropian se ka paraqitur një tekst “përfundimtar” për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, pasi katër ditë bisedime indirekte midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë përfunduan në Vjenë.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015, Irani kishte frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit nga sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe OKB-së.
Por, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte refuzuar marrëveshjen bërthamore në vitin 2018 dhe njëherësh, ai rivendosi sanksionet e ashpra të SHBA-së, duke bërë që Teherani të fillojë të shkelë kufijtë bërthamorë të marrëveshjes rreth një vit më vonë.















