Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u ndalur sulmet e SHBA-së

Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar ndërsa sulmet vazhdojnë pavarësisht negociatave për armëpushim (foto nga arkivi)

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, e Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e SHBA-së në transportin detar në rajon, disa orë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhjetëra objektiva të IRGC-së në Iran.

“Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për sa kohë që vazhdojnë retorika e tepruar, kërcënimet nga zyrtarët amerikanë dhe ndërhyrja e tyre në lëvizjet detare në rajon”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.

“Kërcënimet dhe ndërhyrjet vetëm sa do ta bëjnë situatën më të vështirë dhe më komplekse”, tha IRGC, raporton Reuters.

Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e tij dhe shpesh ka sulmuar anijet që nuk i përmbahen udhëzimeve të tij.

Ndryshe, Ushtria jordaneze njoftoi se ka interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt mbretërisë, duke shënuar ditën e katërt radhazi të incidenteve të tilla.

Në një deklaratë, ushtria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe interceptuan pesë raketat në orët e para të së enjtes.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika