Irani do e kthejë një zonë të bombarduar në muze

Autoritetet iraniane planifikojnë të kthejnë një vend të bombarduar në një universitet në Isfahan në një muze që do të tregojë ndikimin e sulmeve amerikano-izraelite, sipas agjencisë së lajmeve iraniane, Tasnim.

Presidenti i Universiteti i Teknologjisë në Isfahan tha se zona e dëmtuar e universitetit do të ruhet, ndërsa një ndërtesë e re do të ndërtohet si zëvendësim, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Me mbështetjen e qeverisë, kjo zonë e dëmtuar do të mbetet e paprekur për t’u bërë përgjithmonë një muze lufte,” citohet të ketë thënë Zafarollah Kalantari, president i universitetit, nga Tasnim, duke shtuar se “sulmi ndaj një universiteti është një shembull i qartë i një krimi lufte dhe tregon se ata që pretendojnë të mbështesin të drejtat e njeriut nuk kanë përkushtim ndaj parimeve morale apo rregullave globale.”

Universitetet iraniane dhe qendrat e kërkimit shkencor u goditën nga një seri sulmesh gjatë luftës, ku dhjetëra prej tyre pësuan dëme dhe madje edhe akademikë u vunë në shënjestër, në atë që Irani e konsideron një përpjekje për të dobësuar themelet shkencore dhe kulturore të vendit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika