Irani e vulos fitoren kundër Uellsit me dy gola në minutat shtesë





Përfaqësuesja e Iranit ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Katari 2022”. Në minutat e fundi të kohës shtesë ka shënuar Kombëtarja e Iranit.

Golin e parë e ka shënuar Roozbeh Cheshmi, ndërsa golin e dytë, Ramin Rezaeian.

Tashmë Irani kryeson kundër Uellsit, në ndeshjen e dytë të Grupit B me rezultat 2:0.

Po ashtu, Irani ka vulosur të tri pikët dhe është kthyer menjëherë në kërkim për t’u kualifikuar nga Grupi B.

Irani ka qenë skuadra më e mirë në pjesën e dytë dhe ata më në fund gjetën një moment për të goditur rrjetën uellsiane.

Kjo fitore u bë historike pasi nuk kishte ndodhur më parë që në një finale dramatike 10 minutash, Irani të mposht një komb evropian në një Kupë Bote.

Goli i Roozbeh Cheshmit në minutën e 97-të u bë goli që u shënua më së voni në histori të Kupës së Botës.

Roozbeh Cheshmit gjatë shënimit të golit kundër Uellsit

Ndërsa, shpresat e Uellsit për kualifikim në fazën eliminatore varen vetëm nga ndeshja me Anglinë.

Në pjesën e dytë iranianët patën më shumë mundësi për të goditur rrjetën e Uellsit, por rezultati mbeti i njëjtë deri në minutat shtesë.

Irani në minutën e 58-të kishte goditur dy herë shtyllën dhe më pas disi edhe portierin. Pastaj sulmuesi iranian Kieffer Moore kishte vetëm një shans për të shënuar me një goditje me kokë.

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, në minutën e 45-të pati një shans shumë të mirë për të fituar golin e parë por, nuk arriti të shënoj.

Sulmuesi iranian, Ali Gholizadeh, kishte arritur të shënoj golin e parë, por, gola u kontrollua nga vari dhe doli të jetë pozicion jashtë loje.

Në orën 14:00 pritet të ndeshen Katari me Senegalin në kuadër të grupit A. Të dyja ekipet i kanë nga zero pikë dhe radhiten në fundin e grupit.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika