Mediat shtetërorë iraniane kanë raportuar se Irani ka ekzekutuar katër burra të akuzuar se punonin për shërbimin e inteligjencës izraelite.

Sipsa agjencisë së lajmeve “Mizan”, dënimet për “bashkëpunim inteligjent” me Izraelin dhe “rrëmbim” u kryen të dielën.

Gjykata e Lartë e Iranit kishte lënë në fuqi dënimet me vdekje kundër tyre, pas arrestimit të tyre në maj.

Ekzekutimet vijnë në një kohë të tensioneve të rritura në Iran, pas më shumë se dy muaj protestash.

Në faqen zyrtare të gjyqësorit, thuhet se tre persona të tjerë u dënuan me nga pesë deri në 10 vjet burg, për krime kundër sigurisë së vendit, bashkëpunim në rrëmbim dhe posedim armësh.

Irani dhe Izraeli janë rivalë të ashpër rajonalë dhe janë përfshirë në një luftë të gjatë në hije kundër njëri-tjetrit.

Akuza e “rrëmbimit” i referohej një rasti të mbuluar nga media izraelite një muaj më parë, në të cilin, një burrë që prezantohej si bashkëpunëtor nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik, u pa duke rrëfyer një komplot të dyshuar për të shënjestruar diplomatët izraelitë në vende të shumta evropiane.

Mediat iraniane i hodhën poshtë pretendimet, duke thënë se njeriu ishte thjesht një fermer, të cilin një numër “banditë” e kishin rrëmbyer në vitin 2021 dhe e detyruan të thoshte fraza specifike.

Protestat, dhe grupi i të drejtave Amnesty International thotë se, bazuar në raportet zyrtare, të paktën 21 persona aktualisht në gjyq akuzohen për krime që mund t’i varnin ata.

Irani aktualisht ekzekuton më shumë njerëz çdo vit se çdo vend tjetër, përveç Kinës.