Kanë kaluar më shumë se tre orë që nga deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se përfaqësues të SHBA-së po nisen drejt Pakistan për bisedime të reja, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala iraniane për pjesëmarrjen në këto negociata.
Deri tani, asnjë zyrtar i njohur i Iranit nuk ka konfirmuar apo mohuar nëse vendi do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve.
Ndërkohë, dy media iraniane të lidhura me Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) kanë shprehur dyshime për pjesëmarrjen e Teheranit, raporto BBC.
Agjencia Tasnim News Agency ka raportuar se ekipi iranian ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në bisedime për sa kohë që SHBA-ja mban në fuqi bllokadën.
Edhe Fars News Agency, duke cituar Tasnim dhe burime të paidentifikuara, ka raportuar se Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por situatën e ka përshkruar si “jo pozitive”.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se Irani do të refuzojë pjesëmarrjen, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga një përfaqësues i njohur shtetëror.