Irani godet me raketa bazën ajrore amerikane në Katar
Irani ka ndërmarrë një sulm me raketa balistike ndaj Katarit, duke shënjestruar territorin e tij me dy raketa, sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së mbrojtjes së Katarit. Njëra prej këtyre raketave u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, ndërsa tjetra goditi bazën ajrore amerikane në Al Udaid – baza më e madhe amerikane […]
Irani ka ndërmarrë një sulm me raketa balistike ndaj Katarit, duke shënjestruar territorin e tij me dy raketa, sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së mbrojtjes së Katarit.
Njëra prej këtyre raketave u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, ndërsa tjetra goditi bazën ajrore amerikane në Al Udaid – baza më e madhe amerikane në rajon, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Kjo bazë shërben si qendër kyçe për operacionet ajrore amerikane dhe aleate në Lindjen e Mesme.
Autoritetet e Katarit kanë deklaruar se nga sulmi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, megjithëse incidenti ka rritur ndjeshëm shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në rajon.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të plota mbi dëmet materiale apo reagimin e menjëhershëm të forcave amerikane.
Ky zhvillim vjen në një klimë tensionesh të larta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mes Iranit dhe disa vendeve të Gjirit.















