Irani i hapur për vendet që duan të flasin për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për bisedime me shtetet që kërkojnë kalim të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në një intervistë për CBS News, Araghchi tha se disa vende i janë drejtuar Iranit për të diskutuar sigurinë e lundrimit në këtë rrugë detare, ku sulmet iraniane ndaj anijeve kanë bërë që trafiku të ndalet pothuajse plotësisht.

Ai nuk përmendi emrat e shteteve që kanë kërkuar bisedime.

Araghchi shtoi gjithashtu se objektet bërthamore të Iranit janë aktualisht “nën rrënoja” dhe se për momentin nuk ka as program e as plan për t’i rikuperuar ato, raporton BBC.

Sipas tij, gjatë negociatave të mëparshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen bërthamore, Irani kishte ofruar të ulte përqindjen e uraniumit të pasuruar.

“Kjo ishte një lëshim i madh,” tha ai, duke shtuar se konflikti aktual e ka ndryshuar situatën dhe se tani “asgjë nuk është në tryezë, gjithçka varet nga e ardhmja”.

Për dekada, SHBA-ja dhe Izraeli e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore.

Irani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke thënë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, megjithëse vendi është i vetmi shtet pa armë bërthamore që ka pasuruar uranium në nivele afër gradës së armëve.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika