Irani lëshon raketa drejt Izraelit, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar dy breshëri raketash drejt territorit të Izraelit, duke shënuar sulmin e parë të tillë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të brishtë në muajin prill.

Sipas ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar menjëherë për të identifikuar dhe interceptuar raketat e lëshuara.

“Një breshëri shtesë raketash është lëshuar drejt Shtetit të Izraelit. Sistemi i mbrojtjes ajrore po identifikon dhe neutralizon kërcënimet”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sirenat e alarmit janë aktivizuar në disa zona të Izraelit, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Ky është bombardimi i parë i raportuar nga Irani ndaj Izraelit që prej armëpushimit të vendosur në fillim të prillit.

Të fundit nga rubrika