Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Irani ka nisur sulme të reja me raketa drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas njoftimeve zyrtare nga këto vende. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njoftuan se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur raketat, ndërsa banorëve në zonat e rrezikuara u është dërguar paralajmërim për t’u strehuar, raporton BBC. Nga […]
Irani ka nisur sulme të reja me raketa drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas njoftimeve zyrtare nga këto vende.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njoftuan se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur raketat, ndërsa banorëve në zonat e rrezikuara u është dërguar paralajmërim për t’u strehuar, raporton BBC.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se mbrojtja ajrore është duke reaguar ndaj “kërcënimeve me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur se forcat e armatosura kanë arritur të kapin një sulm me raketa që synonte territorin e vendit.















