Ushtria iraniane ka njoftuar se po rifillon kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, sipas mediave shtetërore të Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), Agjencia e Lajmeve të Studentëve Iranianë dhe transmetuesi shtetëror IRIB raportojnë për një deklaratë të IRGC-së, sipas së cilës ngushtica do të kthehet “në gjendjen e mëparshme”, me forcat e armatosura që do të kontrollojnë zonën.

BBC shkruan se më herët janë parë disa anije që kalonin nëpër këtë rrugë detare, por ende nuk është e qartë sa trafik detar ka arritur të kalojë përmes këtij korridori kritik për transportin ndërkombëtar.

Në deklaratën e saj, ushtria iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara për “pirateri”, duke thënë se “bllokada e ashtuquajtur” përbën grabitje detare.

Irani më parë kishte deklaruar se do ta mbyllte ngushticën nëse SHBA-të do të vazhdonin bllokadën ndaj porteve të tij.

Deklaratat kontradiktore të Iranit krijojnë paqartësi për kalimin në Ngushticën e Hormuzit