Irani nis ceremonitë disa-ditore mortore për udhëheqësin suprem, pritet të marrin pjesë miliona njerëz

Me mijëra njerëz janë mbledhur në Teheran për funeralin e ish-udhëheqësit suprem të Iranit.

Disa valëvitnin flamuj, të tjerë fshinin lotët, ndërsa të pranishmit rrihnin gjoksin në mënyrë ritmike nën vapën e madhe të verës. Vajet e grave dëgjoheshin mes turmës, ndërsa trupi i Ajatollah Ali Khameneit u ekspozua nën një arkivol xhami në Grand Mosalla.

“Fjala jonë është një! Hakmarrje! Hakmarrje!”, brohoriste turma, sipas agjencisë Associated Press.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Reuters tregonin qindra njerëz duke marshuar në rrugë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve, ndërsa gra mbanin buqeta me lule të bardha.

Të tjerë mbanin pankarta, ndërsa billbordet në mbarë qytetin shfaqnin portretin e Khameneit.

Për të lehtësuar temperaturat e larta, mbi turmën e njerëzve, shumica të veshur me rroba të zeza, hidhej mjegull uji. Sipas parashikimit të Met Office të Mbretërisë së Bashkuar, temperatura pritej të arrinte në 36 gradë Celsius.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirën udhëheqësit tim të dashur, Ali Khamenei,” tha 27-vjeçarja Hananeh Mousavi për Associated Press. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të vinte një ditë e tillë. Do të doja të kisha vdekur para kësaj tragjedie.”

Ali Kazemi, i cili kishte udhëtuar rreth 530 kilometra nga qyteti i Tabrizit për të marrë pjesë në ceremoni, tha: “Kemi ardhur në funeral për të treguar se të gjithë jemi të përkushtuar për të mbrojtur vendin dhe fenë tonë.”

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika