Irani nis sulmin me dron kundër Izraelit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar ​​dronët UAV brenda territorit të tij drejt Izraelit

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar ​​dronët UAV brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sistemet e mbrojtjes së vendit janë vendosur dhe se forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri”, tha ai.

Sulmi, sipas mediave ndërkombëtare, vjen pasi Izraeli javën e kaluar vrau një oficer të lartë në ambasadën e Iranit në Damask.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë janë përgatitur për një sulm hakmarrës nga Teherani.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika