Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se është thelbësore që Irani të mos zhvillojë apo zotërojë armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

Duke folur para gazetarëve në nisje për Samitin e G7-ës në Kanada, Merz tha se përparimi i Iranit drejt armëve bërthamore ishte arsyeja që çoi në sulmin e fundit të Izraelit ndaj objektivave ushtarake iraniane.

“Posedimi i armëve bërthamore nga Irani do të përbënte një kërcënim për Izraelin, për tërë Lindjen e Mesme dhe për bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Merz.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Izraeli i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për pajisje që ndihmojnë në ndaljen e zjarrit, dhe shtoi se Berlini do t’i dërgojë menjëherë ato pajisje./BBC