Irani paralajmëron reagim ushtarak ndaj bllokadës detare amerikane

Një ligjvënës në Iran ka paralajmëruar për “përgjigje ushtarake” ndaj aktiviteteve të bllokadës detare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ali Khezrian, anëtar i Komisionit për Siguri Kombëtare në Parlamentin iranian, deklaroi për televizionin shtetëror se SHBA-ja duhet të sigurojë “disa mjete shoqëruese” për shkatërruesit e saj detarë, në mënyrë që marinarët amerikanë të mund të shpëtohen në rast se anijet e tyre fundosen, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Që tani e tutje, veprimet e SHBA-së për bllokadë detare do të përballen me një përgjigje ushtarake nga Irani”, tha Khezrian në një intervistë për transmetuesin shtetëror iranian IRIB.

Deklaratat e tij vijnë pasi ushtria amerikane çaktivizoi të premten dy cisterna iraniane të naftës që po tentonin të thyenin bllokadën.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar të martën se askush nuk do ta sfidonte bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane.

Nga ana tjetër, presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, e dënoi bllokadën të enjten, duke e cilësuar atë si “zgjatim të veprimit ushtarak”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika