Irani paralajmëron SHBA-në për reagim nëse vazhdon bllokada në Ngushticën e Hormuzit

Forcat e armatosura iraniane kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas një deklarate të publikuar nga qendra komanduese e ushtrisë dhe të shpërndarë nga disa media shtetërore, Tasnim, Uashingtoni akuzohet për “rrethim, pirateri dhe banditizëm detar” në rajon, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në deklaratë thuhet se nëse ushtria amerikane vazhdon këto veprime në lidhje me trafikun detar drejt dhe nga portet iraniane, atëherë do të përballet me një “përgjigje” nga forcat e armatosura iraniane.

Kujtojmë se SHBA-ja ka ndaluar disa anije pas vendosjes së bllokadës mbi lëvizjet detare në këtë zonë strategjike më 13 prill.

Të fundit nga rubrika