Irani pezullon bisedimet me SHBA-në pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ka pezulluar bisedimet e nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara në Zvicër, në shenjë proteste ndaj kërcënimeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit.

Sipas raportimeve, negociatorët iranianë u larguan nga takimet në Burgenstock pasi Trump paralajmëroi me sulme të reja ushtarake ndaj Iranit dhe bëri deklarata të ashpra lidhur me ngushticën strategjike të Hormuzit.

Megjithatë, para ndërprerjes së bisedimeve, palët thuhet se kishin arritur një draft-marrëveshje për lehtësimin e sanksioneve ndaj eksporteve iraniane të naftës, një nga kushtet kryesore të Teheranit për vazhdimin e negociatave mbi programin bërthamor.

Zyrtarët iranianë deklaruan se është shënuar përparim edhe në procesin e zhbllokimit të aseteve iraniane të ngrira në bankat e huaja.

Javën e kaluar, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe nisjen e një periudhe 60-ditore negociatash për programin civil bërthamor të Iranit.

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Trumpit.

“Ata duhet ta kuptojnë se kërcënimet e tyre nuk kanë pasur efekt. Ne nuk i marrim parasysh kërcënimet amerikane”, tha ai, raporton The Guardian.

Irani argumenton se vendimi për pezullimin e bisedimeve është ndikuar edhe nga vazhdimi i sulmeve izraelite në Liban, të cilat, sipas Teheranit, bien ndesh me memorandumin e nënshkruar së fundmi mes presidentëve Donald Trump dhe Masoud Pezeshkian.

Ndërkohë, Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime të reja nëse Irani nuk arrin një marrëveshje, duke kërkuar gjithashtu që Teherani të ndalojë mbështetjen për grupet aleate në Liban.

Mbetet e paqartë nëse largimi i delegacionit iranian nga bisedimet është një ndërprerje e përkohshme apo një tërheqje afatgjatë nga procesi negociues.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika