Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka mohuar sërish se ka pasur negociata me zyrtarë amerikanë.

Ai tha se Irani “nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me Amerikën gjatë këtyre 31 ditëve”, duke iu referuar kohëzgjatjes së luftës.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur ka qenë vetëm “paraqitja e një kërkese për negociata, së bashku me një sërë propozimesh nga SHBA-ja, të cilat kanë ardhur përmes ndërmjetësve, përfshirë Pakistanin”.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Aktualisht, ndërsa agresioni ushtarak dhe sulmet e SHBA-së vazhdojnë me intensitet të plotë, të gjitha përpjekjet dhe kapacitetet tona janë të përqendruara në mbrojtjen e Iranit”, ka thënë ai.

Baqaei shtoi gjithashtu se Irani “nuk e harron tradhtinë që i është bërë diplomacisë në dy raste brenda më pak se një viti”.