Irani tenon të shfajësohet, thotë se ka dërguar dronë në Rusi para luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka thënë se një "numër i vogël" dronësh, ishin dërguar disa muaj përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, kështu duke tentuar të shfajësohet nga sulmet që po i bëjnë forcat ruse në Ukrainë

Një pamje e dronëve gjatë një stërvitjeje ushtarake në një vendndodhje të pazbuluar në Iran (Foto: Reuters)

Irani pranoi për herë të parë të shtunën se kishte furnizuar Moskën me dronë, por tha se ata ishin dërguar para luftës në Ukrainë, ku Rusia i ka përdorur për të shënjestruar termocentralet dhe infrastrukturën civile.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se një “numër i vogël” dronësh ishin dërguar disa muaj përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, shkruan Reuters.

Forcat ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë iranian Shahed gjatë natës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Teheranin për gënjeshtra, duke thënë se forcat e Kievit po rrëzonin të paktën 10 nga mjetet ajrore pa pilot çdo ditë.

Në përgjigjen më të detajuar të Iranit deri më tani, Amirabdollahian mohoi se Teherani po vazhdonte të furnizonte Moskë me drone.

“Kjo zhurmë e bërë nga disa vende perëndimore se Irani i ka ofruar Rusisë raketa dhe drone për të ndihmuar luftën në Ukrainë – pjesa e raketave është krejtësisht e gabuar,” e citoi atë të thoshte agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Zelensky: Më shumë se 30 sulme me dronë nga Rusia në dy ditë

“Pjesa e dronëve është e vërtetë dhe ne i kemi dhënë Rusisë një numër të vogël dronësh, muaj para luftës në Ukrainë”, tha ai.

Në javët e fundit, Ukraina ka raportuar një rritje të sulmeve me dronë në infrastrukturën civile, veçanërisht, duke synuar stacionet e energjisë dhe digat, duke përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani.

Rusia mohon që forcat e saj të kenë përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën. Në një adresë video, Zelenskiy hodhi poshtë bisedat për furnizime të kufizuara iraniane në Rusi, duke thënë se Ukraina kishte rrëzuar 11 dronë vetëm të premten.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika