Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit “e pamundur” nëse vazhdon bllokada amerikane

Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se “nuk është e mundur të rihapet Ngushtica e Hormuzit” për sa kohë që, sipas tij, po shkelen kushtet e armëpushimit.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se këto shkelje përfshijnë bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane, të cilën e ka quajtur “pengmarrje të ekonomisë globale”, si dhe veprimet “luftënxitëse” të Izraelit.

Ghalibaf shtoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj “nuk kanë arritur qëllimet përmes agresionit ushtarak dhe as nuk do t’i arrijnë përmes presionit”.

Ai theksoi se e vetmja rrugë përpara është njohja e të drejtave të popullit iranian.

Më herët ishte raportuar se Ghalibaf pritej të zhvillonte bisedime me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Pakistan, por ato ende nuk kanë filluar.

Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zgjatjen e armëpushimit SHBA–Iran, ndërsa Irani më herët raportoi sekuestrimin e dy anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Trump thotë se bisedimet me Iranin janë ‘të mundshme’ brenda pak ditësh

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika