Irlanda dhe Çekia nisin të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian filluan në Republikën Çeke dhe në Irlandë, ku 360 milionë shtetas të 27 vendeve të BE-së kanë mundësinë të japin votën e tyre gjatë katër ditëve

Foto ilustrim

Qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian hapen të premten në Republikën Çeke dhe në Irlandë, në ditën e dytë të këtij procesi.

Përgjatë katër ditëve, sa zgjasin këto zgjedhje, do të mund të votojnë 360 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian.

Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.

“Votoni për Sinn Fein të premten, si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.

Irlanda i ka 14 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian.

Publiku në këtë shtet është i shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, prandaj edhe është rritur numri i kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra të imigrimit.

Në Republikën Çeke, zgjedhjet do të mbahen të premten dhe të shtunën. Ky shtet i ka 21 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian.

Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas agjencisë çeke të sondazheve, STEM.

Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian.

Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020.

Holanda ka qenë shteti i parë që i ka nisur votimet të enjten, ndërsa të shtunën, procesi nis edhe në Itali, Letoni, Maltë, Sllovaki dhe Itali.

Pjesa tjetër e shteteve do të votojnë të dielën. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika