Kosova humb ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

Irlanda e Veriut ka arritur të triumfoj në ndeshjen kundër Kosovës. Ndërsa, Kosova kishte dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por vetëm me një shënim të golës, pasi Vedat Muriqi arriti të shënojë golin e parë

Foto ilustrim

Kosova është mposhtur nga Irlanda e Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e cila ishte në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.

Barazimi erdhi në minutën e 82-të, dhe në minutat shtesë, lojtarët e Irlandës së Veriut arritën të shënojnë golin e dytë, për fitore.

Tani, Kosova mbetet e dyta me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda e Veriut tani është e treta me pesë pikë.

Ndërsa, Kosova kishte kaluar në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Vedat Muriqit.

Goli u shënua në minutën e 58-të, por lojtarët nuk arritën që ta mbajnë kryesimin.

E veçanta e golit ishte se Muriqi gjuajti me këmbën e djathtë, e cila nuk është këmba e preferuar për të gjuajtur.

Ishte Donat Rrudhani, që e kishte pasuar topin tek Vedat Muriqi, i cili me fuqinë e tij ka shmangur lojtarin e Irlandës së Veriut, Jonny Evans, dhe me një goditje të fuqishme nga distanca ka shënuar për rezultatin 1-0.

Kosova ishte mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që kishte filluar në ora 18:00.

Foto nga ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut

Po ashtu, lojtarët e Kosovës, e kanë nderuar Mbretëreshën Elizabeth II me një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.

Ndërsa, që në fillim të ndeshjes Florent Muslija ka gjuajtur fuqishëm afër golës, dhe Bailey Peacock-Farrell ka mbrojtur, pasi Milot Rashica nuk kishte përfituar nga afër, të shënonte.

Në minutën e 10-të Kosova ka pasur edhe një tjetër rast të mirë kur Elbasan Rashani ka harkuar në zonë, por, Rashica nuk ia doli të godiste portën për brenda.

Përfaqësuesja e Kosovës

Rastet nuk u ndalën dhe në minutën e 13-të, Vedat Muriqi fiton një duel me kokë, dhe topi ishte tek Fidan Aliti, i cili gjuan mbi portë.

Dardanët për këtë ndeshje kishin mungesën e Amir Rrahmanit, i cili është i lënduar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika